Pse burrat janë në qendër të një krize globale të fertilitetit

Pse burrat janë në qendër të një krize globale të fertilitetit

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka botuar të dhëna alarmante që tregojnë se numri i spermatozoideve është përgjysmuar në mbarë botën në 50 vitet e fundit dhe se trendi po përshpejtohej.
Rënia, paralajmëruan profesorët Hagai Levine dhe Shanna Swan, mund të bëhet një problem shumë i madh për t’u injoruar, me potencialin për të “kërcënuar mbijetesën e njerëzimit”.
Numri i spermatozoideve është i rëndësishëm, por nuk është gjithçka. Kur një mashkull shkon për një kontroll të fertilitetit dhe bën një analizë të spermës, shikohen tre parametra kyç: numri i spermatozoideve, por edhe lëvizshmëria dhe morfologjia e spermës.
“Për mendimin tim, nuk ka absolutisht asnjë dyshim që shëndeti riprodhues mashkullor ka ndryshuar për keq gjatë 70+ viteve të fundit dhe është një shqetësim i vërtetë për sa i përket ndikimit negativ në potencialin e fertilitetit në çift,” tha Profesor Richard Sharpe nga Qendra për Shëndetin Riprodhues të Universitetit të Edinburgut.
Disa nga shkaqet kryesore në uljen e numrit të spermatozoideve janë: ekspozimi ndaj kimikateve, obeziteti, stresi, jeta sedentare, përdorimi i alkoolit dhe drogës
Çfarë mund të bëjnë burrat për të mbrojtur fertilitetin?
“Mund të tingëllojë e mërzitshme dhe e çuditshme, por ngrënia e një diete të ekuilibruar me shumë perime dhe fruta të freskëta dhe sasi të ulëta us  hqimesh të përpunuara, është gjëja më e mirë që njerëzit mund të bëjnë,” tha Sharpe.
Ai thekson rëndësinë e aktivitetit fizik, mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe mospirjen e duhanit. Pirja e duhanit është e lidhur fort me infertilitetin.
Burimi