
PS-PD mbështesin rezolutën ndaj Greqisë për heqjen e ligjit të luftës
👁1546
Në konferencën e Kryetarëve është diskutuar një propozim i grupit parlamentar Demokraci dhe Integrim për hartimin nga parlamenti të një projekt deklarate “për forcimin e bashkëpunimit të Republikës së Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës”.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratikekanë dhënë mbështetjen mbi deklaratën e grupit parlamentar të PDIU-së, për rezolutën ku do t’i kërkohet Greqisë heqja e ligjit të luftës.
Rezoluta do të kalojë të enjten në seancë parlamentare, por më parë parashikohet të jetë dhe një debat ku palët do të japin qëndrimin e tyre.
Burimi