PS kërkon masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, ja emrat

PS kërkon masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, ja emrat

PS kërkon marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
Sipas shkresës së firmosur nga deputetët e mazhorancës thuhet se sjellja veçanërisht e deputetëve Noka, Nallbati dhe Gazment Bardhi ka vënë në rrezik edhe jetën e atyre që ishin në sallë sot, duke bllokuar foltoren dhe duke goditur me sende të forta. Gjithashtu shkak për përjashtimin e tyre është edhe djegia e karrigeve jashtë sallës, si dhe konflikti i Nokës, Bardhit dhe Nallbatit me deputetët Petro Koçi dhe Erion Braçe nga mazhoranca.
Pas arrestimit të deputetit të PD-së Ervin Salianji me vendim të formës së prerë për dënimin e tij me 1 vit burg, PD dhe lideri paralajmëruan dhunë dhe trazira.
Ditën e sotme, seanca nisi me tensione teksa deputetët e PD-së filluan të hedhin sende në drejtim të kryetares së parlamentit Elisa Spiropali, e cila po lexonte në Kuvend mospranimin e kërkesës për thirrjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar mandatin e Ervin Salianjit.
Më pas deputetët morën karriget në sallë, i nxorën jashtë tek oborri dhe i vunë flakën, teksa u futën sërish brenda. Noka dhe Nallbati u kapën me deputetin socialist Petro Koçi, ndërsa deputetit Braçe i fikën mikrofonin duke folur.
Seanca u mbyll në pamundësi për të vijuar më tej, teksa opozita theksoi se situata të tilla do të vijojnë sërish në seancat plenare.
gijotina.com/
Burimi