Protestuesit i drejtohen Kuvendit, policia u hedh gaz lotsjellës

Protestuesit i drejtohen Kuvendit, policia u hedh gaz lotsjellës

Pas Kryeministrisë, selisë së PS dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit marshojnë te Kuvendi. Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve që janë zhvendosur nga Bashkia e Tiranës te godina e Parlamentit. Sapo janë mbledhur te selia ku zhvillohen seancat plenare, Policia ka hedhur gaz lotsjellës në sasi të madhe, duke shpërndarë protestuesit.
Grupi i protestuesve që udhëhiqen nga deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë zhvendosur te selia e Parlamentit.Gjatë rrugës nga Bashkia e Tiranës te selia e Parlamentit një grup të rinjsh, që mbajnë maska në fytyrë, kanë thyer disa stacione autobusi dhe mbajtëse reklamash në rrugë, apo kanë shkulur disa tabela sinjalistike.

gijotina.com/
Burimi