
Protestë në Thumanë-Kashar, tensione mes policisë dhe banorëve, kërkohet hyrje dhe dalje për zonat e Krujës
Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës dolën sërish në protestë pasditen e kësaj të hëne në aksin Thumanë Kashar. Edhe kësaj here protestuesit patën përplasje me forcat e policisë.
Këta të fundit kërkuan të zhvendosnin protestuesit nga autostrada. Protestuesit u spostuan nga veriu në këmbë uke mbajtur të bllokuar autostradën të bllokuar nga dy anët. Më pas pati përplasje dhe protestuesit dogjën disa goma që iu fikën nga makina e ujit.
Kjo ishte protesta e tetë që banorët e Krujës dhe Fushë Krujës mbajnë në autostradën në Thumanë Kashar.
Ata kundërshtojnë zbatimin e projektit për Thumanë Kashar, pasi nuk parashikon sipas tyre asnjë hyrje apo dalje për zonat ku banonjnë, duke iu bllokuar qarkullimin e lirë dhe duke izoluar veprimtaritë e tyre ekonomike.
gijotina.com/
Burimi