Protestat, regjisori Budina: Duhet radikalizim në të gjitha format

Protestat, regjisori Budina: Duhet radikalizim në të gjitha format

Regjisori Edmond Budina bëri thirrje për një radikalizim të protestave në të gjitha format, duke rikujtuar protestën disa-vjeçare për Teatrin Kombëtar.
Duke folur për News 24, ai deklaroi se ky precedent tregoi se protesta paqësore dhe qytetare në fund nuk pati rezultat, ndërsa shtoi se çdo protestë është e justifikuar kur pushteti nuk funksionon.
“Protesta e djeshme ia arriti plotësisht qëllimit. Ishte shumë mirë që u bë dhe do ishte më mirë për vendin që të ketë sa më shumë protesta për të kërkuar të drejtat tona. Këtu plas një skandal pas tjetrit dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ndërgjegjësimi qytetar është pozitiv për qytetarët, të cilët vrasin frikën e tyre duke marrë pjesë.
Unë do të isha për një radikalizim të protestave, në të gjitha format. Nga eksperienca me teatrin, më thoni a ka pasur protestë më paqësore se ajo për teatrin. Protestuam në mënyrën më të qytetëruar. Ne ishim aty me vite. Qytetari cfarë duhet të bëjë? Pushteti është agresiv, unë mendoj se çdo protestë është e justifikuar kur pushteti nuk funksionon.
PD na ka mbështetur bashkë me PL. Ata që nuk e gjejnë veten në këtë ose bëjnë si opozitarë nuk vijnë. Unë nuk e kam problem të iki në një protestë tjetër kur e shoh se nuk ka interesa mbrapa”, u shpreh ai.
Burimi