
Protesta, Vokshi: E vetmja rrugë, përballja me regjimin! Qeveria po u merr shpirtin qytetarëve
👁1209
Deputetja demokrate Albana Vokshi ka folur për protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme në Tiranë, ku tha se në Shqipëri nuk ka më demokraci dhe e vetmja mundësi është përballja me regjimin.
Vokshi tha se bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste dhe se qeveria do ta ketë përballë opozitën e vendit.
Vokshi theksoi se ka vetëm një rrugë, përballja dhe mosbindja civile!
“Në Shqipëri nuk ka më demokraci dhe e vetmja mundësi është përballja me regjimin. Qeveria po iu merr shpirtin qytetarëve, ata kanë të drejtë të reagojnë.
Burimi