Protesta tek Bashkia, protestues të djegur dhe persona që u bie të fikët nga gazi lotsjellës dhe uji me piper

Protesta tek Bashkia, protestues të djegur dhe persona që u bie të fikët nga gazi lotsjellës dhe uji me piper

Pas Kryeministrisë, Selisë së PS dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit zhvendosen tek Bashkia e Tiranës, ku është hedhur molotov teksa policia është kundërpërgjigjur me gazlotsjellës dhe uji.
Bëhet me dije se ka pasur protestues që kanë pësuar djegje teksa disa personave madje dhe policia kanë pasur gjendje të fikti nga spraj që përdori policia.
Opozita ka thirrur ditën e hëne protestën kombëtare në të cilën ka bërë thirrje për mosbindje civile. Demokratët janë mbledhur para kryeministrisë dhe kanë paralajmëruar një protestë jo normale, në të cilën nuk do të ketë fjalime. Organizimi i tubimit është mbajtur i fshehtë, ndërkohë që është paralajmëruar paralizimi i jetës normale. Këto qëndrime të ashpra kanë ardhur pas dënimit me burg dhe heqjen e mandatit të Ervin Salianjit.
 
Burimi