Protesta para Kryeministrisë/ Opozita me dy kërkesa: Lironi Berishën dhe qeveri teknike!
Pasi mori vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare, e cila nisi zyrtarisht para Kryeministrisë.
Dy janë kërkesat kryesore të demokratëve, krijimi i qeverise teknike dhe lirimi i liderit të opozitës që ndodhet në izolim prej 7 muajsh.
Qindra forca policie janë vendosur në gatishmëri para godinës, për të parandaluar incidente.
Belind Këlliçi, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Flamur Noka, janë disa nga zyrtarët e PD-së, që ndodheshin në selinë e PD-së dhe janë nisur prej andej në drejtim të bulevardit ku po mbahet protesta.
Protesta e opozitës/ 4 reshta policie ruajnë godinën, efektivët të pajisur dhe me maska antigaz
Mbi 1 mijë efektivë janë në gadishmëri për të siguruar mbarëvatjen e protestës dhe për të garantuar sigurinë.
Policia është vendosur në 4 reshta për të blinduar godinën. Në resht të parë janë efektivë policie të thjeshtë, ndërsa prapa si mburojë janë policë me skafandra të vendosur në tre reshta. Efetkivët janë pajisur dhe me maska antigaz.
Noka e Bardhi udhëheqin militantët nga selia e PD drejt Kryeministrisë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe kreu i grupit, Gazment Bardhi kanë marshuar me militantët nga selia e PD drejt kryeministrisë ku mbahet protesta. Në mungesë të Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani, Noka e Bardhi udhëhoqën militantët.
Ndërkohë, nuk munguan thirrjet “Berisha”, “Berisha”. Në orën 20:30 nën sloganin ‘Të bashkuar në betejë, opozita në aksion’ PD dhe aleatët e saj zbritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ Protestës i janë bashkuar edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka.
Folësit në podium janë zgjedhur persona apartiakë: Edmond Budina, Donika Haxhia, Edvin Cami, Artemisa Zenuni, Erion Dasho, Artemisa Halili. Të fundit që do të mbajnë fjalimet janë Ilir Meta e Sali Berisha. Ish kryeministri pritet të mbajë një fjalim me videocall nga shtëpia ku ndodhet në ‘arrest shtëpie’ në hetim për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Organizatorët kanë marrë leje në polici për 4 orë protestë, nga ora 20:00 – 24:00 të mbrëmjes së sotme. Më shumë se 1 mijë efektivë policie janë angazhuar, mes tyre dhe forcat Shqiponja, e forcat e Ndërhyjes së Shpejtë të cilët do të jenë të gatshëm për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme
Kjo opozitë vjen pas asaj të mbajtur më 20 shkurt, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA në kuadër të samitit të NATO-s.
Burimi