Protesta para bashkisë/ Blushi: Vendi i Veliajt është qelia

Protesta para bashkisë/ Blushi: Vendi i Veliajt është qelia

Ditën e sotme po zhvillohet protesta e radhës nga opozita para bashkisë së Tiranës.Tedi Blushi në fjalën e tij tha se SPAK është kthyer në një veprimtari kriminale.
“SPAK është kthyer në organizatë krimianle që mbron kriminelën, Veliaj e Rama me SPAK janë si mishi me thoin. Nuk ka guxim ti përmend emrin Ramës e Veliajt, e nëse arrestohet do të ketë dyshime mbi këtë strukturë. Çfarë e ndalon SPAK-un sot që të arrestojë Veliajn, përvçse janë bashkëpunëtorë”, u shpreh Blushi.
Ai tha se nëse Veliaj do të arrestohet do ketë prapë dyshime mbi këtë strukturë.
“Vendi i Erion Veliaj është qelia, ai nuk do të bëjë gjumin e qetë do të paguajë për çdo lot per gjithë gjakun dhe djersën, ku paguajmë 40% me shtrenjtë ujin e pijshëm ku qytetarët nuk kanë ujë”, tha Blushi.
“Veliaj nuk ka shpëtim do të hiqet zvarrë nga kjo zyrë, do të jetë populli që do ti japë këtë ndëshkim”, theksoi Blushi.
Burimi