Protesta/ Nisen 820 qytetarë nga Korça, peshën më të madhe në miting do ta mbajë Tirana
Opozita do të zhvillojë një protestë mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, ndërsa prej ditësh strukturat e saj janë angazhuar në terren duke ftuar qytetarët të bashkohen në tubimin që vjen pas protestës së 20 shkurtit.
Pjesëmarrja në protestën e opozitës nga Korça është:-Nga qarku i Korçës janë nisur 820 qytetarë dhe antarë; Nga qyteti Korçë 300; Bilishti 120; Pogradeci 200; Maliqi 200.
Mbështetësit e opozitës në qarqe të ndryshme të vendit nuk kanë lëvizur të organizuar.
Kështu raportohet se nga degët e PD në Fier, Elbasan, Lushnje, Berat, Durrës, Korç, Vlorë e Lezhë, nuk ka pasur ndonjë organizim për të sjellë në Tiranë protestues, që kryesisht kanë zgjedhur të lëvizin në mënyrë private me makina të vogla.
Duket se opozita ka menduar që “peshën” kryesore të protestës t’ia lerë kryeqytetit, ndoshta duke menduar se në kulmin e sezonit veror, kur temperaturat shënojnë vlera të larta, do të ishte e pamundur një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve nga rrethet.
gijotina.com/
Burimi