Protesta e opozitës/ Protestuesit përplasen me policinë para bashkisë
👁779
Protestuesit përplasen me policinë para bashkisë. Pasi hodhëm molotovë, militantët e Berishës u përplasën me efektivët.
Ata tentonin që të çanin kordonin e sigurisë.
Teksa protesta e opozitës është zhvendosur tek bashkia e Tiranës, nuk ka munguar as hedhja e molotovëve.
Në foto shihet se molotovët janë hedhur nga militantët e PD tek dritarja e bashkisë.
Protestuesit e opozitës para bashkisë së Tiranës kanë hedhur edhe shishe me benzinë në drejtim të godinës së Bashkisë duke djegur flamurin kombëtar, ndërsa është ndërhyrë nga policia për shuarjen e flakëve.