
Protesta e opozitës, përgatitet infrastruktura në sheshin përballë Kryeministrisë
👁1231
Sot në 20:00 do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, ka nisur puna për vendosjen e infrastrukturës. Është vendosur një pjesë e skenës dhe gardhi metalik rrethues pranë podiumit, ku pritet të mbahen fjalimet.
Drejtuesit e demokratëve kanë bërë thirrje prej disa ditësh për pjesëmarrje të shtuar të qytetarëve në protestë, ndërsa kreu i PD Sali Berisha pak ditë më parë i dërgoi edhe një porosi strukturave, që të bëhet gjithçka që është e mundur në mënyrë që kjo të jetë protesta më e madhe që është mbajtur ndonjëherë në Tiranë.
Burimi