Protesta e opozitës, Korreshi: Përgatitjet mbaruan, do të ketë pafund njerëz
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi u shpreh se nisjet e qytetarëve nga rrethet drejt Tiranës për protestën e opozitës kanë nisur.
Korreshi gjithashtu listoi edhe tre shtyllat kryesore sipas tij se pse po bëhet kjo protestë.
“Një pjesë e qyteteve tashmë janë nisur drejt Tiranës. Ata që janë më afër nisen reth orës 16:30-17:00. Besoj se do ketë postoblloqe. Unë di që sot gjithë policia e Shqipërisë është sot në Tiranë. Ishalla ndërrojnë mendje dhe dalin edhe ato në protestë. Do ketë një volum njerëzish pa fund dhe përgatitjet e fundit mbaruan dhe nisjet drejt Tiranës kanë filluar. Do të jetë një protestë më shumë njerëz.
Të kalojmë në një fazë tjetër të protestimit dhe të nxjerrjes së mllefit të akumuluar nga të gjithë shqiptarët. Unë mendoj se do vazhdoj të qëndroj kryesisht në tre shtylla. E para kryesore është që i qëndrojmë qeverisë teknike. E dyta është patjetër lirimi i Berishës. Është e pakonceptueshme që vazhdon arresti i shtëpisë. Kjo bëhet për të mbajtur opozitën nën fre, pa karikimin që mund ti japi lideri i opozitës. Patjetër që pika që derdhi gotën është dënimi i Salianjit”, tha Korreshi për “Ora News”.
Burimi