Prokuroria Speciale në Hagë thërret Albin Kurtin, zëdhënësi: Tentativë për të ndikuar në zgjedhjet 2025

Prokuroria Speciale në Hagë thërret Albin Kurtin, zëdhënësi: Tentativë për të ndikuar në zgjedhjet 2025

Prokuroria Speciale i ka bërë ftesë për të dëshmuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Në një njoftim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka njoftuar për ftesën e cila detyron kryeministrin Albin Kurti për t’u paraqitur pranë Prokurorisë Speciale.
“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.
Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu.

gijotina.com/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente