Prokuroria dërgon me urgjencë shkresën në Kuvend për Salianjin
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Kuvend shkresën për Ervin Salianjin, i cili u dënua nga Apeli me një vit burg për kallëzim të rremë.
Vendimi u shpall dje (26 shtator) nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala.
Me dërgimin e kësaj shkresë në Kuvend, pritet të nisin edhe procedurat për ndërprerjen e mandatit të deputetit.
Pas shpalljes së vendimit, Salianji e denoncoi procesin si të montuar nga fillimi në fund dhe e quajti veten një të dënuar politik.
“Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhërin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj.
Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshem, qytetarêt e lirë që më keni mbeshtetur në gjjthë këto vite.
E vërteta do na bëjë më të mirë. Dhe e verteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave.
Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit.
E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qendrojë gjithnjë në këto themele të kalbura”, shkruan sot në një reagim të tij, Ervin Salianji.
Burimi