Problemet e Tiroides, mjeku: Këto janë simptomat që…

Problemet e Tiroides, mjeku: Këto janë simptomat që…

Mjeku alternativ, Hysni Dankshi ka ndarë disa këshilla për problemet me tiroidet. Fillimisht, ai ka ndarë disa momente nga karriera e tij, duke theksuar se duhet të besojmë te metodat alternative.
Dankshi ka theksuar se simptomat si i dallon pacientët me tiroide, ata që kanë mungesë jodi dhe ata që e kanë me tepricë jodin, edhe në varësi të kësaj, ai i jep mjekimet me bimë alternative.
“Kam qenë vetë i sëmurë me veshka në moshën 12-vjeçare. Kisha gurë në veshka dhe nuk doja të operohesha. U njoha me Arqile Boden dhe që nga ai moment për 30 vjet e ndoqa hap pas hapi atë, derisa ndërroi jetë. Pastaj, u specializova jashtë vendit për mjekësinë alterternative.
Gjendra tiroide gjendet në pjesën e mesit të fytit. Shenjat e saj janë sytë e dalë, bllokim frymëmarrje, rënie në peshë dhe dhimbje të gjoksit. Pacientët me tepricë jodi janë më të vështirë për t’u kuruar. Në analizat që sjellë pacienti dhe TSH është më e ulët aq më i lartë është jodi, edhe e anasjellta. Këtu shohim që formohen cistet. Unë e kam thënë që ne me ilaçet që japim e kurojmë cistin vetëm në rast është 3 cm e poshtë”, u shpreh ai.
Burimi