Pritet marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

Pritet marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

Lidershipi i opozitës ka deklaruar se sot nis mosbindja civile. PD dhe partitë e saj aleate thirrën protestën kombëtare pas burgosjes së Ervin Salianjit. Opozita e konsideron drejtësinë të politizuar, ndërsa një nga kërkesat e forta të tyre mbetet qeveria teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Në këto momente mbështetësit e PD janë mbledhur në oborrin e selisë blu dhe më pas pritet që ata të marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e sotme nuk pritet të ketë fjalime, ndërsa skenari më i përfolur është ai i bllokimit të akseve rrugore dhe kryeqëzimeve më të rëndësishme të Tiranës.
Të rinjtë e FRPD, të parët që marshojnë drejt KryeministrisëMbështetës të opozitës të mbledhur në oborrin e selisë së PD-së janë nisur drejt Kryeministrisë, atje ku në rreshtin e parë të rrethimit policor janë vendosur policë me skafandra dhe kokore, duke zhvendosur në këtë mënyrë efektivët e rendit. Turma e mbështetësve udhëhiqet nga të rinjtë e FRPD-së, anëtarët e Kryesisë së PD, deputetët dhe zyrtarë të tjerë të lartë të opozitës.
Dugjet goma përballë PresidencësNjë gome automjeti i është vënë flaka përballë Presidencës. Policia ka ndërhyrë me fikëset e zjarrit. Mësohet se goma është djegur nga një protestues i opozitës.
gijotina.com/
Burimi