Prishet avioni para nisjes për t’u kthyer në Itali, Interi ‘ngec’ në Gjermani

Prishet avioni para nisjes për t’u kthyer në Itali, Interi ‘ngec’ në Gjermani

Ndryshim i papritur plani: Interit iu desh të kalonte natën në Gjermani, pas  disfatës ndaj Bayer Leverkusenit, duke e çuar kështu rikthimin në Itali për të mërkurën.
Një defekt teknik në avionin që duhej të çonte ekipin në shtëpi, i ndodhur pak para nisjes, ka prishur kështu planin e pas ndeshjes.
Megjithatë, të mërkurën ishte ditë pushimi për grupin: nga sot Inzaghi do të nisë përgatitjet për ndeshjen kundër Lazios, të hënën e ardhshme.
Pesë ditë, të cilat megjithatë nuk do të mjaftojnë për të lejuar rikuperimin e lojtarët Acerbi apo Pavardin, të cilët u dëmtuan në sfidën ndaj ‘Aspirinave’.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente