
Presidenti Begaj nis vizitën dyditore në Kosovë, do të nderojë ish-luftëtarët e UÇK
👁2323
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë dyditore në Kosovë.
Zyra e shtypit të Kreut të Shtetit bën të ditur se gjatë se gjatë kësaj vizite Presidenti do të zhvillojë takime në tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas.
Gjatë kësaj vizite në tre komunat, Presidenti Begaj do të nderojë, gjithashtu, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës.
Burimi