Precedentët, Spanja humbet sa herë luan me formacionin e dytë
Spanja e ka siguruar vendin e parë në grup dhe ndaj skuadrës së Sylvinhos do të zbresë në fushë me formacionin e dytë. Sigurisht, edhe pse jo si “yjet” që luajtën ndaj Kroacisë dhe Italisë, ekipi i dytë është i mbushur me lojtarë të klasit tejet të lartë.Megjithatë, një detaj, i cili ndoshta ka shpëtuar në këto ditë të ethshme para sfidës: që nga Botërori i Katarit, dimrin e vitit 2022, Spanja ka humbur vetëm dy herë, ndaj Skocisë më 23 mars 2023 me rezultatin 2-0 dhe në ndeshjen miqësore ndaj Kolumbisë më 22 mars 2024 me rezultatin 1-0.E veçanta e këtyre dy ndeshjeve është se trajneri De la Fuente ka luajtur me formacionin e dytë, ashtu siç do bëjë ditën e hënë ndaj Shqipërisë. A do të ketë sërish të njëjtin fat skuadra e “La Roja-s”?
Burimi