Prapaskenat pas eliminimit nga Zvicra/ Italia e përçarë në dhomat e zhveshjes

Prapaskenat pas eliminimit nga Zvicra/ Italia e përçarë në dhomat e zhveshjes

Italia e Luciano Spallettit është jashtë EURO 2024 pas humbjes nga Zvicra, por sipas informacioneve të dala nga kombëtarja italiane mësohet se skuadra e Azzurrit ishte e përçarë në radhët e saj.
Italia fitoi vetëm një ndeshje në të gjithë turneun dhe në ndeshjen e fundit ajo nuk mundi të bënte dot asgjë përballë dominimit zviceran.
La Repubblica shkruan se për Italinë nuk ishte gjithçka në rregull as jashtë fushe, pasi një pjesë e skuadrës ishte e distancuar nga trajneri dhe idetë që ai kishte për lojën.
Mungonte angazhimi në stërvitje nga shumë lojtarë, të cilët mbetën të hutuar nga taktikat dhe metodat e stërvitjes.
Spalletti e gjeti veten pa një lider dhe ky ishte një problem për të pasi grupe dhe fraksione të vogla u formuan brenda dhomës së zhveshjes.
Disa lojtarë akuzuan Spallettin për mungesë përgatitjeje dhe besuan se nuk kishte intensitet në stilin e lojës.
Disa lojtarë ishin gjithashtu të pakënaqur me thirrjen e Nicolo Fagiolit, i cili u pa si një element për ekspozimin e Sandro Tonalit si pjesë e çështjes së basteve.
Disa lojtarë u tronditën nga ndryshimet taktike të bëra dy orë para ndeshjes me Kroacinë. Disa lojtarë u ndjenë të përjashtuar nga 11-ta që u hodh në fushë.
Burimi