“Pranon ti të jem…” Lei Kraja vë në siklet këngëtarin e njohur
Në një intervistë me Lei Krajën në “Pushime on Top”, i ftuar ishte edhe Matolale, reperi që po korr sukses pafund.
Këtë verë pushimet nuk do të jenë të njëjtat… aventure, sport, plazh… Zbuloni Shqipërinë si asnjëherë më parë tek Pushime on Top me Eni Shehun dhe Lei Krajen. Një program që ka nisur nga data 24 qershor në Top Channel, ka mbledhur yjet e showbiz-it në disa intervista speciale, gjatë pushimeve të tyre.
Matolale ka zbuluar prapaskenat e hitit “Mamasita”, teksa ka treguar detaje nga projekti muzikor.
“Jam detajist. 12 orë klip. Bashkëpunojmë me profesionistë. Kemi thyer gjithmonë rekorde.”
E teksa Lei e pyet se kush është Mamasita e tij, reperi përgjigjet se “Mamasita ime është sekret. Nuk ekziston…”
Lei: Pranon ti Mato, të jem Mamasita jote? Vlerësoje se nuk i kam propozuar asnjëherë një mashkulli.
Matolale: Shpresoj të jesh mes realitetit dhe ëndrrave të mia… Zjarr…
Këngëtari ka përdorur emra vajzash te këngët e tij, të tilla si Enxhi, Ada, Ana. Por pse i ka vendosur në tekstet e këngëve të tij?
Matolale: A s’janë emra të bukur? Kjo është arsyeja që i kemi përdorur. Mua më pëlqejnë shumë. Emri i radhës është Leila.
Burimi