Portugalia në çerekfinale falë penalltive, portieri bën heroin përballë Sllovenisë
Portugalia u kualifikua në çerekfinalet e Euro 2024 përballë Sllovenisë vetëm përmes gjuajtjeve të penalltive.
Minutat e rregullta, por edhe shtesa përfunduan me rezultatin 0-0. Tek penalltitë shkëlqeu portieri portugez Diogo Costa, i cili priti tre penalltive të sllovenëve, ndërsa portugezët u treguan të gjithë të saktë nga pika e bardhë.
Sfida nisi me raste nga portugezët, por pa mundur të gjenin golin, teksa sllovenët bënin presion, duke mbajtur rezultatin të paprekur deri në minutën e 90’. Në kohën shtesë, Ronaldo pati shansin e artë për të gjetur golin e parë në këtë Europian me një penallti, por u ndal nga Oblak.
Një rast të artë pati dhe Sllovenia me Benjamin Sesko. Sulmuesi slloven, pas një gabimi nga Pepe, u gjend përballë portierit portugez, por ky i fundit e ndali pak minuta para përfundimit të shtesës së dytë.
Në çerekfinale, Portugalia do të takohet me Francën, që mundi Belgjikën me rezultatin minimal 1-0.
Burimi