“Porosi për Kastratin”/ Ermal Onuzi në krye të Gardës, Bardhi në Kuvend: Rast korrupsioni, të ngrihet komision etike
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi më 10 shtator Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, Ermal Onuzin.
Për këtë emërim, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi u shpreh në Kuvend se ishte një rast korrupsioni dhe i paracaktuar.
Ai kërkoi që të ngrihet një komision etike.
“Për Drejtorin e ri të gardës së Republikës. Do të kërkoj diçka se për ju korrupsioni politik nuk është procedurë në mars të 2023 kur ju miratoni ndryshimet e kritereve për gardën e republikës ju kanë thënë që është investim për të zgjedhur një njëri që vinte nga jashtë sistemit dhe votuat me porosi të Ramës dhe emri u zgjodh me konkurs të hapur, dhe nuk ka akt më korruptiv se të detyrosh 74 kolegë të mazhorancë të votojnë për interesat e një individi. Ky është korrupsion. Ligjet me prorosi janë kthyer në traditë në këtë mazhoancë, dehe në normalitet. Të ngriti një komision etike si erdhi lifji dhe kush e solli dhe opozita do ndjek rrugët e veta ligjore”, tha Bardhi.
Denoncimet për rastin demokratët i bënë muaj më parë, fill pas ndryshimit të ligjit për Gardën nga socialistët.
Në muajin Mars, Bardhi do të shprehej: Ky është një rast ku Kuvendi do të duhej të ndalej, sepse bëhet fjalë për një ligj mirëfilli të porositur. I porositur nga oligarku Shefqet Kastrati për të emëruar shtetasin Ermal Onuzi , kushëririn e tij në krye të Gardës së Republikës,” tha gjatë një seance plenare në muajin Mars kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.
“Jeni duke i hapur rrugën me ligj njerëzve që vijnë si influenca personale të oligarkëve,” tha Salianji duke përmendur emrin e Onuzit si i paracaktuar për të drejtuar Gardën në të ardhmen.
Edhe pse mazhoranca mohoi akuzat asokohe, gjashtë muaj pas denoncimeve, Ermal Onuzi – siç u denoncua, është zgjedhur në krye të Gardës së Republikës.
Burimi