Policia vendos radarë në rrugët e Tiranës: Respektoni kufijtë e shpejtësisë

Policia vendos radarë në rrugët e Tiranës: Respektoni kufijtë e shpejtësisë

Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar këtë të enjte vendosjen e radarëve për monitorimin e shpejtësisë së drejtuesve të mjeteve në rrugët e kryeqytetit.
Përmes një njoftimi për media, policia u bën apel drejtuesve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi do të jenë nën monitorimin e radarëve.
Sipas policisë, vendosja e radarëve bëhet me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt në rrugë për të mbrojtur jetën e qytetarëve.
“Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.
Mesazhi ynë për ju:
Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.
Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor”, thuhet në mesazhin e policisë drejtuar qytetarëve.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente