Policia thirrje protestuesve: Ndaloni sulmet, janë plagosur 10 policë

Policia thirrje protestuesve: Ndaloni sulmet, janë plagosur 10 policë

Policia e Shtetit deklaron se 10 efektivë policie kanë mbetur të lënduar pas shpërthimeve me molotov gjatë protestës së PD-së.
“Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë. Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse. Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie”, deklaron Policia.
“Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore. Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore”, bën apel policia, pa dhënë asnjë njoftim se sa protestues janë lënduar, sa janë shoqëruar në komisariate.
gijotina.com/
Burimi