Po lahej në det, 79-vjeçari pëson arrest kardiak në Durrës

Po lahej në det, 79-vjeçari pëson arrest kardiak në Durrës

Policia njofton se në Durrës, një 79-vjeçar ka pësuar arrest kardiak, pasi po lahej në det. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në lagjen 13 Durrës, në vendin e quajtur Rrota e Kuqe.
“Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 13 Durrës, në vëndin e quajtur “Rrota Kuqe”, shtetasi I. S., 79 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur për tu larë në det.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.
gijotina.com/
Burimi