“Plas” te Komisioni i Sterilizimit, Vokshi i thyen mikrofonin Ndrecës: Thërrisni ambulancën
Deputetja demokrate Albana Vokshi është përplasur ashpër me Plarent Ndrecën dhe deputetët e mazhorancës që kanë tentuar të kontrollojnë mbledhjen e Komisionit Hetimor të Sterilizimit.
Ndërkohë që garda ka ndaluar deputetët e tjerë të opozitës, anëtarë të këtij komisioni.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës.
Pjesë nga debati:
Albana Vokshi: Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen.
Plarent Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.
Vokshi: Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera.
Plarent Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare.
Vokshi: Unë aty ti të nisësh mbledhjen? Jam unë kryetarja këtu
Ndreca: Nuk je pronarja, ulu bëj kryetaren mos bëj si e fortë.
Vokshi: Je injorant juridik! Je i pari që do e hash nga kolegët e tu
Vokshi kërkon që dëshmitari Gentian Opre të dalë jashtë dhe kërkon ndërhyrjen e Gardës, por kjo nuk po ndodh.
Ndreca: Nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaçe…
Vokshi: Juve jeni rrugace. (i hedh mikrofonin në tokë) Nuk e hap ti mbledhjen, dil përjashta. Kujt i thua rrugaç ti?
Ndreca: Nuk thashë rrugaç, thashë njerëz që sillen si rrugaçë.
Ilir Metaj: Sillni ambulancën se kjo ka nevojë për ndihmë mjekësore
Plarent Ndreca: Na lini të bëjmë mbledhjen
Burimi