Pirro Vëngu u emërua ministër, këshilltari i Ballukut në krye të Portit të Durrësit
👁819
Kreshnik Bajraktari është drejtori i ri i portit të Durrësit. Ai zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Pirro Vëngu, i cili është ministri i ri i Mbrojtjes, pas ndryshimeve në qeveri të bëra të ditura nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socialiste të dielën dhe të votuara dje nga socialistët në Kuvend.
Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, të drejtuar nga Belinda Balluku.
Ai ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.
Burimi