Pësoi kolaps gjatë sfidës Fiorentina-Inter, ja si paraqitet gjendja e Edoardo Bove

Pësoi kolaps gjatë sfidës Fiorentina-Inter, ja si paraqitet gjendja e Edoardo Bove

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit shtyhet zyrtarisht. Pas ndërprerjes së sfidës nga arbitri Doveri për shkak të rënies së papritur në fushë të mesfushorit të ekipit violë, Edoardo Bove, u vendos që sfida të luhet në një moment tjetër.
Rreth minutës së 17-të të ndeshjes gjatë një ndërprerje për momentin për shkak të një kontrolli të VAR, futbollisti i vendasve, Edoardo Bove u rrëzua papritur përtokë për arsye ende të panjohura.
Ndërkohë sipas mediave italiane, 22-vjeçari është përmendur dhe merr frymë lirisht ndërsa është nën kujdesin e mjekëve në spital.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente