Përplasjet në seancën e Kuvendit, Noka gjuan deputetin e PS, Petro Koçi

Përplasjet në seancën e Kuvendit, Noka gjuan deputetin e PS, Petro Koçi

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes deputetëve.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali përjashtoi nga seanca deputetin e PD Flamur Noka, pasi ky i fundit u përplas verbalisht me deputetin Petro Koço, madje në një moment e qëllon në dorë
Deputetët e PD menjëherë pas njoftimit të heqjes së mandatit të deputetit Ervin Salianjit, kanë bllokuar foltoren dhe kanë gjuajtur me sende të ndryshme drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Në një moment të filmuar sot, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur me Niko Peleshin dhe Toni Gogun.
Dy demokratët i janë afruar socialistëve të cilët qëndronin të ulur në vendet e tyre dhe kanë nisur të debatojnë.
Noka ka përplasur duart në tavolinën e Gogut dhe Peleshit, ndërsa më pas demokratë të tjerë janë afruar.
Më vonë, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi ka reaguar pas situatës kaotike të krijuar ditën e sotme në Parlament, duke thënë se aktet e sotme nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme. Sipas tij djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, ndërsa shtoi se seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm.
“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian. Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna”, deklaron Peleshi.
gijotina.com/
Burimi