Përplasjet me Gardën/ Berisha: Shembulli i deputetëve opozitarë të frymëzojë çdo demokrat dhe shqiptar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar aksionin e sotëm të deputetëve opozitarë, të cilët nuk u lejuan të futeshin në Kuvend për zhvillimin e seancës plenare dhe u përplasën me kolegët socialistë dhe gardën jashtë godinës.
Gjatë fjalës së tij nga “Rruga e Shpresës”, Berisha tha se shembulli i deputetëve opozitarë duhet të shërbejë si frymëzim për çdo demokrat dhe shqiptar.
Ai tha se deputetët e opozitës sot i treguan me gjestet dhe aktet e tyre burrërore, shqiptarëve dhe botës se kush është Noriega i Ballkanit dhe Europës.
“Dëshmuan me revoltën e tyre se narkoshteti ka zëvendësuar shtetin ligjor, Kushtetutën me kodin e mafies, pushtetin e padrinos”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju guximtarëve, misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të kauzës së dinjitetit, kauzës së lirisë, kauzës së votës së lirë, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin anëkënd vendit të vërtetat që censuron regjimi i narkoshtetit, diktatura e bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.
Një përshëndetje të përzemërt deputetëve të opozitës, të cilët sot i treguan me gjestet dhe aktet e tyre burrërore, shqiptarëve dhe botës se kush është Noriega i Ballkanit dhe Europës.
Se kush janë anëtarët e organizatës së tij kriminale.
Dëshmuan me revoltën e tyre se narkoshteti ka zëvendësuar shtetin ligjor, Kushtetutën me kodin e mafies, pushtetin e padrinos.
Të dashur miq, ju i patë vetë skenat para parlamentit se si mëkatarët, të trembur nga krimet e tyre, silleshin si klandestinë para guximit të deputetëve tanë.
Qëndrimi i deputetëve, shembulli i tyre personal duhet të jetë frymëzim për çdo qytetare e qytetar.
Duhet të jetë një apel, një kushtrim për guximin e çdo demokrati e demokrateje, të përballemi me këta pushtetarë që nuk njohin ligj, nuk njohin Kushtetutë, nuk njohin moral dhe që janë të aftë të kryejnë çdo krim, të bëjnë çdo vjedhje vetëm e vetëm për interesat e pushtetit të tyre.
gijotina.com/
Burimi