Përplaset me murin anësor të rrugës, dëmtohet rëndë drejtuesi i motorit

Përplaset me murin anësor të rrugës, dëmtohet rëndë drejtuesi i motorit

Drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur rëndë pasi humbi kontrollin dhe u përplas me murin anësor të rrugës.
Aksidenti ndodhi paraditen e të shtunës në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.
I plagosuri është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.
 
Burimi