Përplasen dy automjete në Lezhë, mbeten të lënduar dy persona

Përplasen dy automjete në Lezhë, mbeten të lënduar dy persona

Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të shtune në aksin rrugor “Lezhë-Rrilë”, ku një automjet që drejtohej nga një 36 vjeçare është përplasur me një tjetër që drejtohej nga një turist 67 vjeçar çek.
Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur drejtuesja e mjetit si dhe pasagjerja që ndodhej me të. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Lezhë-Rrilë”, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin çek L. F., 67 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasja E. Gj. dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte 36-vjeçarja, të cilat janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
 
Burimi