Përhapja e fruthit, Alimehmeti apel të fortë: Vaksinohuni, s’ka lidhje me…

Përhapja e fruthit, Alimehmeti apel të fortë: Vaksinohuni, s’ka lidhje me…

Duke marrë shkasë nga përhapja e fruthit, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në “Open” tha se vetmja zgjidhje është vaksinimi ndërsa hodhi poshtë zërat se mund të ketë lidhje kjo vaksinë me autizmin.
“11 raste janë të raportuara por do jenë më shumë. 45 fish më shumë ka shkuar në Evropë krahasuar me vitin e shkuar. Kemi një epidemi të madhe në Rumani. Rumania e quajti epidemi kur kishte 2 mijë raste.
Ne në 2018 i kemi raportuar OBSH-së 1466 raste. Kjo është një problematikë reale që vjen nga rënia e vaksinimit me vaksinën e fruthit. Ne e kishim harruar. Shqetësimi është se kjo vaksinë mund të jetë e lidhur me spektrin e autizmit. Vaksinimet ndaj fruthit po bien, rastet e autizmit po rriten. Nëse është vaksina që shkakton autizmin, atëherë pse rritet?
Në fshatra ka numër më të lartë të vaksinimit, por në qytet ka numër më të lartë të prekurve me autizëm. Fruthin duhet ta marrim seriozisht. Është e vështirë për t’u kaluar. Mund të shkaktojë humbje jete, por shumë më pak, por mund të shkaktojë verbëri.
Kush ka autizëm ka pasur problematika që në vitin e parë të jetës por edhe fruthi është shumë serioze dhe do ketë rritje në vitet në vijim”, tha Alimehmeti.
Burimi