Përgjimet e SKY/ Replikat Hoxha-Bardhi për kreun e Policisë së Shkodrës

Përgjimet e SKY/ Replikat Hoxha-Bardhi për kreun e Policisë së Shkodrës

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi sot se Edmond Sulaj u zgjodh drejtor i Policisë së Shkodrës sipas meritës me konkurs.
Në Kuvend, Hoxha reagoi lidhur me akuzat e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili sot në seancën plenare publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregon se drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar nga bandat.
“Edmond Sulaj është me gradën drejtues i parë dhe aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë në Shkodër. Në vijimësi të karrierës time profesionale në vitet 2009 dhe 2011 kam pasur nderin të punoj me drejtuesin e parë Edmond Sulaj, i cili aktualisht mbulon detyrën e drejtorit të Policisë Shkodër dhe është një nga oficerët në karrierë, i cili ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës së tij”, u shpreh ministri Hoxha
“Ai ka 27 vite punë dhe besoj se edhe deputeti Braçe ju bëri me dije për mënyrën se ai e gjykon ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësinë që ai mban për këtë detyrë. Ndërkohë që në SKY ECC paraqitet një bisedë që i përket vitit 2021 më lejoni t’ju shpjegoj se Edmond Sulaj ka marrë detyrën e drejtorit të Policisë së qarkut në vitin 2023”, tha Hoxha.
Bardhi iu drejtua ministrit Hoxha se “nuk përmenda raportin e EUROPOL. Nuk e di ca hyn këtu. Iu referova dokumenteve zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK”.
Në replikë, Bardhi tha se në përgjimet e publikuara, i referohej dokumenteve zyrtare në dosjet e SPAK. Në këtë kuadër Bardhi tha se emërimet në Policinë e Shkodrës bëheshin nga Bajrat dhe Pëllumb Gjoka.
“Nuk përmenda raportin e EUROPOL. Nuk e di ca hyn këtu. Ju referova dokumentave zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK. Dhe po ta përsëris siç ti e di shumë mirë, në policinë e Shkodrës dy individë të ngrenë dhe të ulin. Bajrat për të cilët do të flas një ditë tjetër, me dokumenta se unë nuk flas pa dokumenta dhe Pëllumb Gjoka. Të fola për emërimin e Pëllumb Gjokës. Si zëdhënës i tij në këtë seance, ke ndonjë përgjigje?! Ke përgjigje se Pëllumb Gjoka emëronte dhe shkarkonte drejtuesit në polici. Ke përgjigje, se “vëllai” o tij po i behej Ministër i Brendshëm. Ke përgjigje për këtë?! Mos me trego mua raportin e EUROPOL, se e di me mirë se ty””, tha Bardhi.
Lexo edhe
“O vlla na duhet Mondi”/ Përgjimet e “SKY” lexohen në Kuvend: Bosi i krimit emëroi drejtorin e Policisë – VIDEO
Bisedat në SkyECC, drejtori i Policisë Shkodër: Shpifje! Synojnë të cenojnë figurën time
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente