Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë: Bonusi është mashtrim dhe djallëzi

Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë: Bonusi është mashtrim dhe djallëzi

Një grupim pensionistësh zhvilluan një protestë ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë, në Tiranë. Ata kërkuar rritje të pensioneve dhe e cilësuan të pamjaftueshëm bonusin e fundvitit të akorduar nga qeveria.
Një prej tyre u shpreh i indinjuar për rritjen e çmimeve, ndërsa shtoi se “pensionistët nuk janë derra” që të mashtrohen me një shportë.
Sa i përket bonusit të premtuar nga qeveria për pensionistët, ai e cilësoi këtë si “një mashtrim të madh, turp dhe djallëzi”.
“Mua më ka dalë pensioni 171 mijë lekë të vjetra. Edhe 500 mijë lekë i kam të pamjaftueshme me këto çmime, kanë shkuar në stratosferë. Kryeministri llogarit shportën. Vetë fjala shportë është fyese si nocion. Ne nuk jemi derra, pse duhet të na bëjnë me shportë. Përderisa i thua rinisë të derdhë kontribute për pensionet, është të tallesh. Bën autogol me këtë.
Bonusi është një mashtrim i madh. Është një turp dhe djallëzi. Si u formulua? Bonusi përbëhet nga bonusi i përcaktuar në buxhetin e kaluar dhe 24 milionë euro nga indeksimi. Indeksimin që nuk na e dha në tetor e bashkoi me bonusin në ligj dhe mashtron. Gënjen ata delet e partisë, mua më duhet sa fus në xhep“, u shpreh një prej pensionistëve.
Edhe për vitin e ardhshëm, nuk parashikohet të ketë rritje pensionesh, sipas planifikimit të buxhetit të qeverisë të miratuar në Kuvend nga socialistët.
Në vend të kësaj, kryeministri Rama premtoi një bonusr të dytë në pranverë, para zgjedhjeve të përgjithshme, gjë që u cilësua nga opozita një lëvizje për efekt elektoral.
Mazhoranca ndërkohë, refuzoi një amendament të opozitës në ligjin për buxhetin, për të rritur pensionet.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente