PD: Shëndetësia falas, mashtrimi më i madh i Ramës
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat, ka folur rreth shëndetësisë.
Vokshi shprehet se shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës.
Sipas saj, pacientët nuk po arrijnë që të marrin shëndetësi falas por as shërbimin shëndetësor në pjesën më të madhe.
“Ndërkaq raporti i KLSH, thotë se shpenzimet financiare nga buxheti i shtetit për trajtimin e sëmundjeve tumorale, nuk janë rritur, por janë mbajtur pothuajse të pandryshueshme, ndërkohë që numri i pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar me sëmundje tumorale është në rritje. Ka një bashkëpunim mes qeveritarëve, drejtuesve të sektorit shëndetësor në publik dhe atij privat të qëllimshëm të mos vënë në funksion pajisje e aparatura që pacientët të orientohen në privat e të ndajnë fitimin”, tha Vokshi.
Ajo thekson se përgjegjësit e kësaj situate në shëndetësi janë Edi Rama, ministrat e shëndetësisë ndër vite Beqaj, Manastirliu, Koçiu dhe drejtuesit e QSUT.
Vokshi shprehet se duhet që të ndryshohet situata në shëndetësi në mënyrë që të mbrojmë shëndetin dhe jetën.
Burimi