PD-PS votojnë kodin zgjedhor! 1/3 e listës e mbyllur, i hapet rruga votës së emigrantëve

PD-PS votojnë kodin zgjedhor! 1/3 e listës e mbyllur, i hapet rruga votës së emigrantëve

Pas katër orë e gjysmë debatesh, Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 18 vota pro dhe vetëm 1 kundër, propozimet për ndryshimin e Reformës Zgjedhore për zgjedhjet e 2025.
Në draftin e ri të dakordësuar nga PS dhe PD, palët kanë rënë dakord që t’i garantohet e drejta e votës shqiptarëve në Diasporë.
Këta shtetas do të votojnë me postë private, e cila do të përzgjidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Po ashtu palët kanë dakordësuar dhe listat e kandidatëve për deputetë. Në zgjedhjet e 2025 nuk do të ketë lista të hapura 100%, por do të shkohet me dy palë lista.
Në listën e parë do të jenë kandidatët e sigurt, të cilët do të marrin mandate nga Partia politike.
Ndërkohë që në listën e dytë, rreth 30 përqind e kandidatëve do t’i nënshtrohen procesit të votimit me parapëlqim.
gijotina.com/
 
Burimi