PD ngre dyshime për shpenzimet reale për ndërtimin Portin e Durrësit: Gllabërimi i 100 hektarëve truall, dhe i taksave tona
Veç disa orë nga gara që hapi ditën e sotme kryeministri Edi Rama, për Portin e Durrësit vjen dhe reagimi I Partisë Demokratike.
Sipas së kësaj të fundit, kreu I shtetit duhet të jet me transparent në lidhje me buxhetin që kërkohet për ndërtimin e një porti kaq modern.
Ndër të tjera PD, e konsideron këtë investim si ndotje të imazhit dhe si cënues të sigurisë në vend.
“Tani po na flasin edhe për ndotjen e imazhit të qytetit nga përdorimi i portit për trafik droge, a thua se porti i ri nuk do të jetë brenda territorit të bashkisë Durrës. A është kjo një thirrje për transportuesit e drogës që do të jenë rehat në portin e ri? Kjo ngre shqetësime të mëdha për sigurinë dhe reputacionin e qytetit tone”, thuhet në deklaratë
Deklarata e plotë
Znj. Kryebashkiake dhe Z. Kryeministër,
Meqenëse jeni kaq entuziaste për projektin e ri të portit në Porto Romano, ju kërkojmë të bëni transparencë për disa pika kyçe të këtij investimi të madh dhe të diskutueshëm. Gllabërimi i 100 hektarëve truall nga kompania e Dubait dhe shpenzimi i miliona eurove nga taksat tona për ndërtimin e portit të ri, ngre shumë pyetje që kërkojnë përgjigje të qarta.
Sa është vlera e projektit për ndërtimin e portit të ri dhe nga kush është paguar? Sa është vlera reale për ndërtimin e portit dhe nga kush do të paguhet? Pasi vlera 460 milion eurove që keni deklaruar sot në Durrës nuk korrespondron kurrkund me vlerën e ndërtimit të një porti modern. Si do të shkoj fati i 600 punjonëseve në portin e Durrësit? Si do të ndikojë ky projekt në ekonominë e qytetarëve durrsak?
Ndërkohë që porti i ri planifikohet të ndërtohet, ka shqetësime për efektet në transportin detar të mallrave dhe udhëtarëve, veçanërisht për Durrësin, që është porta kryesore për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. A ka një studim të Ministrisë së Infrastrukturës për këto efekte dhe përse kjo çështje nuk është adresuar në mënyrë të qartë?
Nëse nga porti i Durrësit janë hequr depozitat e karburanteve për shkak të rrezikut që përbënin për portin e udhëtarëve, përse tani transporti udhëtarëve do të transferohen në Porto Romano, një zonë me rrezikshmëri të lartë?
Tani po na flasin edhe për ndotjen e imazhit të qytetit nga përdorimi i portit për trafik droge, a thua se porti i ri nuk do të jetë brenda territorit të bashkisë Durrës. A është kjo një thirrje për transportuesit e drogës që do të jenë rehat në portin e ri? Kjo ngre shqetësime të mëdha për sigurinë dhe reputacionin e qytetit tonë.
Durresaket kanë të drejtë të kërkojnë transparencë dhe të jenë të informuar mbi vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre dhe të ardhmen e qytetit. Tregoni të gjitha detajet për këtë projekt, që qytetarët të mos ndihen të mashtruar dhe të jenë në dijeni të plotë për çdo aspekt të tij!
Burimi