PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, çfarë pritet

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, çfarë pritet

Pas burgosjes politike të deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike do të mbledhë sot në orën 18.00 Këshillin Kombëtar. Mbledhja vjen dy ditë pas dënimit të deputetit Ervin Salianji për dosjen “Babale” nën akuzën e kallëzimit të rremë.
Në rend të ditës do të jetë nisja e mosbindjes civile më 6 tetor. Në këtë datë, opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare. Përpos protestës pritet të diskutohet edhe qëndrimi i opozitës në Kuvend.
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi njoftoi të premten se PD do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.
Burimi