Pas temperaturave përvëluese, shi me erëra të forta në Kosovë (VIDEO)

Pas temperaturave përvëluese, shi me erëra të forta në Kosovë (VIDEO)

Pas temperaturave përvëluese që kanë mbizotëruar gjatë fund korrikut e fillim gushtit në vendin tonë, një shi i furishëm me erëra ka goditur Mitrovicën.
Reshjet e forta kanë nisur papritur, duke sjellë një ulje të menjëhershme të temperaturave.
Shiu i furishëm ka krijuar përkohësisht vështirësi në qarkullimin rrugor dhe ka shkaktuar disa përmbytje lokale në disa zona të qytetit.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.
Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të fokusuara mund të jenë rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

gijotina.com/
Burimi