Pas sulmit në Kuvend/ Dumani i ftuar nga Ambasada e SHBA në një seminar për SPAK-un

Pas sulmit në Kuvend/ Dumani i ftuar nga Ambasada e SHBA në një seminar për SPAK-un

Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga seminar i mbajtur në Shkodër, ku është diskutuar për  përparësitë kryesore të SPAK.
Pjesë e këtij seminari të organizuar në Shkodër, ishte edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Në njoftim bëhet me dije se SHBA vazhdon t’i qëndrojë me vendosmëri krah institucioneve  të pavarura shqiptare  të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.
Reagimi i plotë:
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.
Së fundmi, OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shkodër. Së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut.
gijotina.com/
Burimi