Pas ndarjes nga Kanye West, Julia Fox deklarohet lesbike
Aktorja e njohur, Julia Fox para pak vitesh ka qënë në nje lidhje me reperin Kanye West, këtë e ka bërë të ditur vetë ajo me një postim që ka bërë në Tik-Tok. Mirëpo pas ndarjes nga ai aktorja nuk është përfolur për lidhje të tjera dashurie. Së fundmi ajo është deklaruar lezbike. 34-vjeçarja e bëri këtë njoftim ndërkohë që iu përgjigj një fansi në platformën sociale Tik-Tok. Aktorja e “Uncut Gems” dhe nëna e Valentinos, që e ndan me ish-bashkëshortin Peter Artemiev, iu përgjigj klipit duke thënë se nuk do të dalë më kurrë me burra.
Julia Fox nuk ka kryer marrëdhënie që nga viti 2021. “Kjo isha unë. Unë isha ajo lesbike. Më falni”.
Në një bisedë të sinqertë me Variety, Julia foli për pasiguritë e saj të së kaluarës, duke zbuluar se pavarësisht se të tjerët shihnin potencial tek ajo, asaj i mungonte vetëbesimi: “Unë gjithmonë kisha njerëz që më thoshin se mund të bëja shumë më tepër dhe nuk kisha të njëjtin nivel besimi”, u shpreh modelja Julia Fox.
“Njerëzit thonin mund të jesh një shkrimtare, duhet të shkruash një libër për jetën tënde, mund të jesh një yll filmi dhe unë thosha ju jeni të çmendur. Ashtu si unë definitivisht nuk kisha vetëvlerësimin për ta parë këtë vetë. Unë mendoj se gjithmonë e kam parë veten në botën e artit në një farë mënyre, por kam pasur një pamje shumë miopike të asaj që do të thotë bota e artit. Unë definitivisht nuk e imagjinoja atë në një shkallë kaq të madhe me botën si një skenë”, përfundoi ajo.
Burimi