Pas molotovëve dhe përplasjeve nis lëvizja, Flamur Noka e Gazment Bardhi marshojnë me protestuesit

Pas molotovëve dhe përplasjeve nis lëvizja, Flamur Noka e Gazment Bardhi marshojnë me protestuesit

Pas hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin. Ata do të vendosen drejt selisë së PS. Së bashku me ta kanë nisur zhvendosjen edhe policia.
Nën drejtimin dhe direktivat që japin Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, protestuesit u zhvendosën drejt selisë së Partisë Socialistë. Ndërkohë gjatë marshimit, I është vënë zjarri edhe një stacioni autobusi.

Deputetët demokratë dhe protestuesit, pasi janë përplasur me Policinë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku u hodhën dhe bomba molotov, janë zhvendosur në një pikë tjetër për të vijuar tubimin e tyre.
Ende nuk dihet se tek cili institucion shtetëror do të shkojnë, por ajo që shihet është se protestuesit po i ndjekin nga pas.

gijotina.com/
 
Burimi