![‘Paralizohet’ qarkullimi pranë ministrisë së Brendshme, protestuesit nuk lejojnë kalimin e makinave](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/paralizohet-qarkullimi-prane-ministrise-se-brendshme-protestuesit-nuk-lejojne-kalimin-e-makinave_67041c3128166.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
‘Paralizohet’ qarkullimi pranë ministrisë së Brendshme, protestuesit nuk lejojnë kalimin e makinave
👁1398
Nisja e protestës së opozitës ka sjellë edhe bllokim të rrugëve. Në aksin pranë ministrisë së Brendshme është paralizuar qarkullimi I makinave, duke penguar kalimin edhe të një urbani.
Ndërkohë protestuesit që janë nisur edhe drejt kryeministrisë bllokuan edhe një rrugë pranë bashkisë, duke mos lejuar lëvizjen e makinave.
Madje, protestuesit janë konfliktuar edhe me shoferët e makinave. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
gijotina.com/
Burimi