Paralajmërimet e FMN: Shqipëria mund të rrezikojë nga kursi i këmbimit, zgjedhjet dhe gjeopolitika

Paralajmërimet e FMN: Shqipëria mund të rrezikojë nga kursi i këmbimit, zgjedhjet dhe gjeopolitika

“Deri më tani, era në kursin e këmbimit ka fryrë në favorin tuaj, po ajo mund të ndryshojë drejtim duke ju sjellë probleme”. Është ky një ndër paralajmërimet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i drejton Shqipërisë pasi një vizitë në Tiranë nga 9 deri më 12 korrik.
“Deri tani ne jemi favorizuar nga mbiçmimi i lekut. Por nëse euro forcohet dhe kjo mund të ndodhë, duhet të kemi parasysh se gjysma e borxhit tonë është në euro nga njëra anë dhe tjetra është që kjo mund të ndikojë në shtrenjtimin e çmimeve të importit duke ndikuar drejtpërdrejtë në tkurrjen e konsumit”, tha Mateo Spaho, ekspert për ekonominë.
Zgjedhjet Parlamentare janë më pak se një vit larg dhe FMN këshillon qeverinë të ketë kujdes në drejtim të shpenzimeve. Eksperti Mateo Spaho tregon se ku qeveria mund ta teprojë në përpjekje për të garantuar një tjetër mandat.
“Kjo lidhet me nevojën për te racionalizuar shpenzimet në prag dhe gjatë fushatës i te rritja e pagave ashtu edhe te punësimet e pajustifikuara me qëllim stabilitetin fiskal”, u shpreh eksperti.
Veç faktorëve të brendshëm, FMN u druhet edhe zhvillimeve gjeopolitike, të cilat mund të godasin ekonominë shqiptare.
“Po situata gjeopolitike nuk është e qëndrueshëm. Lufta në Ukrainë vijon, ndërsa situata në Rajon vijon të jetë e paqëndrueshme”, tha Spaho.
Rëndësi të veçantë teksa këshillon qeverinë shqiptar, FMN i tregon edhe nevojës për të mbikëqyrur veprimtarinë e ndërmarrjeve shtetërore, një pjesë e së cilave vijojnë t% zhyten në borxhe.
Burimi