Paloka: Do kërkojmë ngritjen e ‘Komisionit të së vërtetës”, të zbardhen lidhjet e politikës me krimin

Paloka: Do kërkojmë ngritjen e ‘Komisionit të së vërtetës”, të zbardhen lidhjet e politikës me krimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se opozita do të kërkojë në Kuvend ngritjen e një komisioni hetimor, që do të quhet ‘Komisioni i së Vërtetës’.
Komentet Paloka i bëri gjatë një deklarate për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku tha se ky komision do të ketë për qëllim të zbardhë lidhjet e politikës me krimin.
Ai tha gjithashtu se në bisedat e SKY ECC nuk rezulton të ketë deputetë të opozitës, por vetëm të mazhorancës.
Ai tha gjithashtu se në mbledhjen e Grupit Parlamentar do të vendoset lidhur me aksionin e opozitës në Parlament, pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji.
“Sot kur diskutohet hapja e negociatave ne ndodhemi në një narkoregjim që nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon BE, asnjë të vetëm. Mazhoranca nuk pranon të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODHIR. Rama dhe regjimi i tij shkelin të drejtat e njeriut, nuk kanë standardet më minimale të zgjedhjeve. Reforma në Drejtësi, qytetarët pas kësaj të famshmes, përballen me një torturë që se kanë kaluar ndonjëherë në dyert e drejtësisë janë mijëra dosje në sirtare.
Një qytetari i duhen 14.6 vite që çështja t’i mbyllet.
Tre liderët kryesorë të opozitës, ai i PD-së është nën arrest, kryetari PL-së dhe ai i Partisë Republikane janë nën persekutim publik nga çështjen që iu janë hapur. Vetëm dy ditë më parë kolegu jonë u detyrua që shkojë pas hekurave, vetëm pse tha disa të vërteta për vëllain e ish-ministrit.
Ky i fundit duhet të ishte pas hekurave, por është ngarkuar nga Rama të drejtojë ndryshimet në drejtësi. Ne do të kërkojmë ngritjen e një komisioni që quhet ‘Komisioni i së Vërtetës’ që do të kërkojë të zbardhe lidhjet e politikës me krimin.
Nuk ka deputet të opozitës në bisedat e SKY ECC.
Nga informacionet që kemi ne, dalin deputetë dhe ministra të mazhorancës të lidhur me krimin”, u shpreh Paloka.
 
 
Burimi