Pakt PS-PD për KLSH/ Miratohet me 90 vota pro nën/Komisioni për Kontrollin e Lartë të Shtetit, opozita merr kryetarin

Pakt PS-PD për KLSH/ Miratohet me 90 vota pro nën/Komisioni për Kontrollin e Lartë të Shtetit, opozita merr kryetarin

Me 90 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot (25 korrik 2024) ngritjen e nënkomisionit për Kontrollin e Sektorit Publik pranë Komisionit të Ekonomisë që do të kontrollojë Kontrollin e Lartë të Shtetit, institucionin më të lartë të kontrollit ekonomik e financiar.
Debatin e fortë në fillim të seancës u hodhën pas krahëve kur deputetët e Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe deputetët e Partisë Socialiste bashkuan votat për ta miratuar projektvendimin “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik”. Bëhet fjalë për një strukturë të re parlamentare brenda Komisionit për Ekonominë dhe Financat që ka të bëjë me llogaridhënien e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Kuvend,
Votën kundër e dhanë, vetëm deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj, Bujar Leskaj dhe Tritan Shehu, ndërsa abstenoi deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. 42 deputetë që ishin prezent në sallë nuk morën pjesën në votim.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla bëri publik dhe deputetët që do të jenë pjesë e nën Komisionit, ku drejtimin e ka marrë opozita me Kryetare deputeten Emilja Koliqin, zv.Kryetare Antoneta Dhima dhe me anëtarë Enslemvera Zake, Pranvera Resulaj – PS. Ndërkohë ajo që ra në sy është se Nikolla njoftoi se pjesë e këtij nën Komisioni ishte caktuar dhe Edmond Spaho por ky kishte njoftuar dorëheqjen përpara seancës.
Debati para votimitMollë sherri për debatin në seancë u bë Kontrolli i Lartë i Shtetit për të cilin opozita kërkoi të futet në rend dite raportimi vjetor i kreut të këtij institucioni, Arben Shehu. Ata kërkuan që të miratohet rezoluta vjetore brenda 2 seancave maratonë, të fundit që zhvillohen për këtë sesion.
Në mënyrë të pa shpjegueshme ju nuk keni përfshirë as sot as nesër raportimin të një institucioni kushtetues, KLSH. Praktikë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe është shkelje e hapur e pavarësisë së KLSH. E kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në sallë” tha deputeti Gazment Bardhi.
“Sot që flasim Komisioni i Ekonomisë nuk është ende gati për të dorëzuar një raport e prezantuar një rezolutë. Duhet të na sjellë edhe disa përgjigje. Nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj”  tha deputeti socialist Eduard Shalsi   
Opozita u hodh në sulm dhe akuzoi socialistët se kanë ambicie të kapin institucionin që auditon veprimtarinë shtetërore.Deputeti Edmond Spaho tha se u tërhoq pasi sipas tij ka një tentativë për të zaptuar edhe KLSH-në.
‘Ka tentative që të hedhe hallkat në kreun e KLSH-së. Me një gjuhë rrugaçërore i drejtohej institucionit të KLSH. Është i vetmi institucion që ka denoncuar sterilizimin, inceneratoret, check-up, onkologjikun. S’keni vullnet politik. Prandaj u tërhoqa. Ua kam thënë këtë edhe aleatëve. KLSH rekord në komisione për 4 ditë. Ju jeni të paturp dhe arrogantë. Silleni si palaço dhe me këtë paturpësi keni kërkuar që të rishikoni ligjin për kontrollin e shtetit që ta vini në zap dhe atë.’- tha Spaho.
Në debat u përfshi edhe deputeti socialist Erion Braçe, për të cilin është I papranueshëm fakti që opozita tenton të bëjë politikë me KLSH
“KLSh është auditues jo gjykatë as prokurori. Të vish në komisionin e Ekonomisë e të mos bësh asnjë pyetje e më pas të vish të stisësh një seancë vetëm me pyetje është banale, e një niveli ordiner. Mos mbivlerësojmë funksione dhe mos ngremë problem aty ku nuk ka. Nuk ka precedent që shkarkohet një kryetar KLSH-je nuk duam ta kapim”. tha ai.
Sherri mes tyre denigroi dhe në ofendime personale. Pas komenteve pa mikrofon të Braces në adresë të Edmond Spahos, erdhën dhe sharjet “palaço” . Por më pas deputetët hodhën pas krahëve sharjet dhe bashkuan votën për miratimin e nënkomisionit që jepet e drejta e auditimit financiar të vetë Kontrollit të Lartë të shtetit, duke shqyrtuar projektbuxhetin vjetor të institucionit përmes audituesve të jashtëm që do të përzgjidhen nga ky nënkomision për të kryer kontrollin e financiar të KLSH.
Nënkomisioni do të shqyrtojë gjithashtu raportet e qeverisë mbi zbatimin e buxhetit të shtetit dhe raportet e KLSH mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e buxhetit të shtetit. Zbatimi ose jo i gjetjeve dhe rekomandimeve të KLSH për institucionet e audituara do të jetë gjithashtu në fokus të punës së kësaj strukture.
Votimi i nenkomisionit qe do kontrolloje KLSHVote Pro: 90 deputetëVotë KundërErvin SalianjiEnkelejd AlibeajBujar LeskajTritan ShehuAbstenoi: Petrit Vasili42 deputetë prezentë nuk votuan
Përbërja e komisionit1-Emilja Koliqi, PD kryetare2- Antoneta Dhima PS zv.Kryetare3- Enslemvera Zake e PS anëtare4- Pranvera Resulaj – PS5- Sorina Koti – PD

gijotina.com/
Burimi